Pse asnjë diplomat i huaj apo lider nga Kosova nuk e mbështeti Ilir Metën?

Nga Kreshnik Spahiu

30 vjet në pushtet dhe sot asnjë ndërkombëtar nuk foli një fjalë kundër shkarkimit të Ilir Metës. Atij nuk i kishte ngelur asnjë mik apo dashamirës.

– Heshtën amerikanët

– Heshtën europianët

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Heshti OSBE

– Heshtën fqinjët grek, maqedonas dhe bullgar

– Heshtën vëllezrit kosovar që i priste me dreka dhe darka te vila e Lalzit

– Heshti Ramushi dhe Albini

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Heshtën mijëra të dekoruar me teneqe alumini me urdhrat Skënderbeu apo Nën Tereza

– Heshtën vëllezërit opozitar B & B

– Heshtën komshinjtë e Gjirit Lalzit

– Heshti edhe Baba Mondi

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Heshtën gjimnazistet e LSI

– Heshtën protestuesit e 2 Marsit

– Heshti edhe gruaja Monika, që e dogji me djegien e mandateve

Të gjithë heshtën, sepse kishte ardhur ora dhe çdo kujt po i neveritej në mënyrën si kacavirrej pas karriges e cila nuk mbron kushtetutën por prapanicēn e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të gjithë heshtën sepse në fund e kuptuan që dhe ajo fije burrëri fiktive që mendonin nuk ekzistoi tek ai në 26 Prill kur duhet të jepte dorëheqje si premtim, për intergritet me publikun dhe miqtë e tij.

Të gjithë heshtën sepse askush nuk e konsideronte një president të popullit, por thjesht një i përkëdhelur i atyre që emëruan dhe shkarkuan disa herë në këto 30 vjet.

Të gjithë heshtën sepse në fund e panë se si u përdor dhe sot ja hodhën si mish gjahu që ta shqyejnë të gjithë nga pak.

Heshtën edhe për një arsye tjetër….

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Askush nuk dëshiron të bashkohet funeralit të tij politik, pasi e kanë të qartë çfarë gijotine po e pret nga ata që i kërcënonte se do ju hante veshin apo do i hidhte në Malin me gropa.

Të gjithë heshtin kur e kuptojnë që i ke bërë gropën vetes.