Nga Arbana Xharra

Qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin tek Bashkësia Evropiane. Ajo nuk është kujdesur fare që të veprojë si një institucion që ka interes për mirëqenien e Kosovës dhe njohjen e saj nga shtetet që e përbëjnë.

Përkundrazi ajo e ka futur Kosovën në një udhë pa shteg kur përfiton vetëm Serbia, ngase në çdo takim Kosovës i duhet të shkel mbi kujtesën dhe sovranitetin e vetë kur e detyojnë të flasë me një Serbi që saboton dhe është armiqësore dhe nuk pendohet për gjenocidin.

BE së fundi ka rrëshqitur edhe në bodrumet e saja të antisemitizmit – shihet nga votimet në OKB dhe instanca tjera, ku përherë vendos kundër Izraelit. Shpresojmë që mos zhytet edhe më ujërave të hershme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duket se shumica e qytetarëve por edhe elitat politike de facto kanë hequr dorë nga BE. Nuk e thonë por kjo hutia herë drejt Stambollit e herë drejt e Washington e tregon këtë.

Politikat e saja janë tejet konfuze: çdo premtim bllokohet nga njëri apo tjetri shtet që s’është zgjuar keq siç është rasti me Holandën dhe Francën: këto edhe Kroacisë ia pamundësuan të hyjë ne Shengen edhe pse është anëtare.

BE nuk ka fuqinë e garantimit të paqes në ndonjë rajon dhe pa SHBA-të janë kërcënim sidomos për shtetet e dobëta (për nga siguria) të rajonit.

Në anë tjetër: Këto vite ne pamë se garantuesi dhe partneri më serioz që ia donë të mirën këtij vendi janë SHBA-të. Ata lëvizin gjithçka, jo duke na mbrojtur pa kushte – se ndryshe nuk do ndodhte Haga por duke qenë korrekt dhe të drejtë: ajo pranon gjenocidn serb në Kosovë dhe në bazë të kësaj kërkon njohjen si kushtin themelor për tu zgjedhur pastaj çështjet teknike ndërmjet dy popujve fqinj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasada në Jeruzalem ishte kërkesë zyrtare e SHBA-ve. Një aleati që vetëm ndihmon dhe nuk të zhvat, nuk të sjell probleme fetare, nuk të zhvat resurset siç bëjnë ca tjerë, por të rrinë pranë në çdo furtunë.

Shqiptarët e kanë çështje ekzistence renditjen me SHBA-të, dhe nga ana tjetër e kanë vullnet si popull: nuk thuhet kohët se jemi populli më proamerikan në botë. Izraeli është njëra nga qendrat kryesore e politikës amerikane.

Shtoi kësaj edhe lidhjet e forta simbolike, historike dhe të përvojave të ngjajshme të dy popujve është e qartë se ndihemi më afër se me tjerët që ose nuk i njohim ose na kanë bërë dëme kur kanë qenë këndej pari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";