Pse Rama nuk e do trenin opozitar?

Nga Eduard Zaloshnja

Manovrat që bëri Rama para zgjedhjeve të 2017-ës rezultuan me një opozitë të ndarë përballë PS-së. Si rrjedhojë, PS-ja dhe partia satelite e saj (PSD) siguruan plot 75 mandate, edhe pse nuk arritën të merrnin as 50% të votave në rang vendi.

Manovrat aktuale të Ramës me sistemin elektoral synojnë përsëri që ai të përballet në zgjedhje me një opozitë të ndarë në disa pjesë, e jo me një tren të gjatë opozitar.

Dhe shpiegimin më të qartë të starategjisë elektorale të Ramës mund ta gjejmë në grafikun shoqërues, i cili na tregon se PS-ja dhe partitë satelite të saj (PSD, PDS, etj.) nuk e kanë arritur dot kuotën 50%, qysh kur Rama erdhi në krye të PS-së (edhe pse kuotat janë rritur në mënyrë graduale).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";