Që të ikë Berisha duhet të ikë Basha

Fatbardh Kadilli

Kriza në PD buron nga vendimi i Bashës për të mos lëshuar karrigen. Të gjitha veprimet e tij pas humbjes janë bërë vetëm si pretekst për të justifikuar mbajtjen skandaloze të karriges dhe jo për parime. Unë e parashikova këtë gjë kur kërkova ikjen e Bashës që të nesërmen e humbjes.

Sikur Basha të kishte ikur, Berisha nuk do ishte ngritur. Shumica e atyre që mbështetin Berishën sot, nuk e bëjnë nga dashuria për Berishën, por nga urrejtja për Bashën. Demokratët e dinë që Basha është problemi i tyre më i madh, ndaj kanë përqafuar Berishën si mënyra e vetme për të hequr Bashën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata që duan të largojnë Berishën kanë vetëm një mënyrë: të largojnë Bashën. Po nuk iku Basha nuk ikën Berisha. Vetëm pasi të ikë Basha, të gjithë do kuptojnë se as Berisha nuk i sjell dot në fitore.

Vetëm atëherë ata do kërkojnë dhe do gjejnë një zgjidhje të vërtetë për të ardhmen e PD-së.