minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rezistenca ‘heroike’ e Sali Berishës dhe përpjekja e tij e fundit politike (për rrëzimin e Lulzim Bashës)

0
Rezistenca ‘heroike’ e Sali Berishës dhe përpjekja e tij e fundit politike (për rrëzimin e Lulzim Bashës)

Nga Aranit Muraçi

Përpjekja e fundit e Sali Berishës për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së, me qëllim që të shprehet pas vendimit (antistatutor siç e quan ai vetë) të kryetarit Lulzim Basha, fill pas përjashtimit të papritur nga grupi parlamentar demokrat, do të jetë edhe përpjekja e tij e fundit në karrierën e gjatë politike që do të mbyllet me rezistencën gati ‘heroike’ para kapitullimit pa kushte ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përpjekjet e fundit për rezistencë e Berishës para se t’ju dorëzohet amerikanëve mbi akuzat që i janë ngritur bëhen me arsye prej tij, që ai të fitojë sa më tepër kohë, ose që të fitojë amnisti përmes ndonjë kompromisi të mundshëm politik, ose të harrohen akuzat e rënda që mori (qoftë edhe politike) përmes ndonjë zhvillimi të jashtëzakonshëm, në Shqipëri ose në botë (ndonjë luftë e papritur, apo fatkeqësi si tërmeti, pandemia, 11 shtarori 2001 etj).

Kuptohet nga këmbëngulja e fundit se Berisha me stilin e tij autoritar të lidershipit e ngriti dhe po e mban PD-në, për ineresin e tij personal, si dhe për të mbrojtur veten në çdo kohë ndaj çdo rreziku që i vjen, nga brenda apo jashtë vendit.

Advertisement

Nuk ka dyshim se ai ‘luftën’ e nisur me SHBA-të do ta humbë, ndoshta me qëndresën që po mban kërkon një humbje sa më dinjitoze.

Berisha beson se misioni i Lulzim Bashës në krye të partisë së parë pluraliste që ai drejtoi për 22 vite ka përfunduar, ditën kur kryetari demokrat kapitulloi para presionit amerikan, ndërkohë që ai po e vazhdon ende rezistencën.

Por nëse e ndërmerr një nismë të tillë, para se të shkarkohet Lulzim Basha, ish-kryeministri dhe ish-presidenti që drejtoi Shqipërinë për 13 vite rrezikon t’ju dorëzohet amerikanëve si i pandehur mbi akuzat që i janë ngritur, bashkë me kryetarin e ri të mundshëm. A mund të besohet se DASH i ngre akuza pa asnjë bazë?

Prandaj edhe rivalët e hershën dhe të fundit për kreun e PD-së si Bamir Topi, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi etj, nuk duan të përfitojnë aspak nga kjo situatë për të rrëzuar Bashën dhe për ta zëvendësuar atë në PD, nën bekimin e Berishës, sepse secili e kupton që është mision i pamundur për ta mbrojtur këtë të fundit ndaj SHBA-ve.

Advertisement

Vetëm një militant që ushqehet me barin e përmendur nga Yuri Kim pak kohë më parë mund të besojë se Berisha po kërkon të rimarrë vërtet PD-në, për të shpëtuar të djathtën dhe popullin shqiptar nga rreziku i imperializmit amerikan mbi demokracinë si model që ngriti, ose nga ‘Soros-Rama’ siç pëlqen ai sot të identifikojë ndryshe nga regjimi i kaluar politikën e jashtme të SHBA-ve në Shqipëri.

Fakti që i tërë grupi parlamentar demokrat e ka braktisur Berishën, pas vendimit të Lulzim Bashës, shpjegohet me disa fakte që kanë mbërritur në selinë blu mbi vendimin e DASH për shpalljen “non-grada” të ish-liderit demokrat pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Lulzim Basha nëse nuk do të përjashtonte Berishën, u kërcënua se do të shpallej edhe ai zyrtarisht “non grata” nga SHBA. Berisha përpos përplasjeve politike kur ishte në pushtet, pas daljes në opozitë është identifikuar nga SHBA si ideator i djegjes së mandateve, i protestave të dhunshme, dhe fajtor për nxitjen e Bashës që të ndiqte rrugë të paligjshme financiare lobimi, vetëm që të realizonte një foto me Trump. Po ashtu Berisha është identifikuar si një ndër të apasionuarit  për pengimin e projektit më të madh Amerikan në Shqipëri, atë të Reformës në Drejtësi. Prandaj Berisha pikërisht pas përjashtimit beson se Basha e ka tradhëtuar.

Lulzim Basha i fitoi bindshëm zgjedhjet për herë të tretë në krye të Partisë Demokratike, pas pesë humbjeve radhazi (tre në fakt sepse u zgjodh pas rënies së PD-së nga pushteti dhe në një palë zgjedhje nuk hyri) madje nën bekimin e Berishës, pasi ishte zotuar se do ta mbronte atë edhe pas shpalljes “non-grata”. Ai u votua gjerësisht nga anëtarësia edhe pse pati kontestime, por jo nga Berisha, i cili mund ta kishte shkarkuar nën çdo kohë tjetër. Berisha qartësisht me mbështetjen e pakursyer që i dha Bashës ra në kurthin e amerikanëve.

Advertisement

Sido që të jetë ecuria në PD, Basha do të drejtojë opozitën të paktën, edhe në një palë zgjedhje: që do të jenë ato lokale dhe që pritet të zhvillohen në pranverë, ose në momentin kur ai dhe partia e tij të jenë gati.

Nuk përjashtohet premtimi për marrjen e pushtetit në tavolinë të disa bashkive pas zgjedhjeve lokale, apo disa institucioneve që kërkojnë kompromis politik.

Basha para se të përjashtonte Berishën, i dinte shumë mirë pasojat. Partia Demokratike me Berishën jo vetëm nuk vinte dot kurrë më në pushtet, por rrezikonte të tkurrej deri në shpërbërje.

Për këtë arsye përpjekja e fundit për shkarkim po forcon pozitat e Bashës, i cili, sa më tepër që do të sulmohet nga Berisha aq më të fortë do të ketë përkrahjen perëndimore për mbijetesë në politikë.

Advertisement

Nëse nuk ia del që të jetë bindës në shansin e fundit dhe të vërtetë që ka marrë si garanci nga perëndimorët, Bashën më tej mund ta konkurojë vetëm një e djathtë e re, më premtuese dhe pa lidhje me Berishën, e cila natyrshëm do të kërkojë edhe ajo kohën e saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit