Sfida e Lulzim Bashës, si varroses i berishizimit

Nga Xhovan Shyti 

Varrmihësit e sistemeve e rregjimeve brutale gjenden brenda llojit. Është kjo një sentencë e nxjerrë nga përvoja historike e zhvillimit të shoqërisë njerëzore gjatë epokave të shkuara, e cila më tepër se kurrë gjen mishërimin e vet në ngjarjet e fundt që po ndodhin në Partinë Demokratike.

Ku Lulzim Basha, dikur pjesë e bindur e kopesë së Sali Berishës, ka ngritur një të tillë rebelimi ndaj të shpallurit prej SHBA-së “non grata”, sa, me shumë gjasa, do të sjellë fundosjen përfundimtare të berishizmit. Kësaj ideologjie brenda të cilës ka shumë komunizëm, shumë fashizëm, shumë dhunë rrugaçërore, shumë anti-amerikanizëm, shumë anti-demokraci dhe aspak “liri-demokraci” e ekonomi tregu konkurues të vlerave.

Berishizmi është ideologjia e vënies së politikës, shtetit e pushtetit në favor të interesave personale e familjare, është etja për pushtet, vrasja e vlerave njerëzore dhe këmbimi i tyre me antivlerat shkatërrimtare. Të jesh berishist do të thotë të jesh në shërbim të Sali Berishës, familjes e klanit dhe jo të mirësisë së atdheut e shqiptarëve. Kjo është njësia matëse e çdo lloj vlere të moralit njerëzor, që konvertohet lehtësisht në antivlerë nëse devijon kurs e shfaq shenja racionaliteti kundër berishizmit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qendrimi “gatitu” dhe betimi “bëhem therror për Sali Berishën, familjen fisin e farën e tij”, janë deviza e ideologjisë berishiste, që, turpësisht, u finalizua me rikthimin e Shqipërisë tre dekada pas dhe rilindjen e komunizmit, që nga mungesa e antipodit të tij “anti”, aktualisht komandon i vetëm gjithë jetën e vendit. Duke ju rikthyer sentencës së mësipërme të nxjerrë nga përvoja historike e sistemeve, për përmbysjen e berishizmit që s’është tjetër veçse version i komunizmit degjenerativ të degraduar, lipset domosdoshmërisht antipodi brenda tij. Gjë që, sakaq, ka ndodhur me Lulzim Bashën dhe grupin legjitim që administron Partinë Demokratike, e që, nga sa duket, nuk ka për të patur fatin e të tjerë grupimeve të ngjashme para tij, që pas shkëputjeve dhe “pavarësive” politike, janë rikthyer në të njejtën pikë berishiste.

Duke e mbyllur me turp misionin e qënies varrmihës të berishizmit. I anatemuar e mallkuar pameritueshëm nga berishistët e përvëluar prej aksionit të tij politik për çlirimin e Partisë Demokratike, dikur simbol i antikomunizmit, nga ideologjia famëkeqe e berishizmit të pashqitshëm, me sipërmarrjen e tij Lulzim Basha do të hyjë në historinë moderne shqiptare jo thjeshtë si mposhtës i kuçedrës “non grata” Sali Berisha, por si varrmihësi i berishizmit, kësaj ideologjie obskurantiste, shkatërruese e vlerave të mëdha kombëtare.