minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shesheve të sherreve

0

Nga Klevis Bakillari

Ardhja e pushtetit të popullit edhe si proces fundor i rrënimit të diktaturave lindore, por dhe fillimi i një serie përpjekjesh apo nevojë evoluimi të modeleve dhe mënyrave të qeverisjes përgjatë viteve 80-90′, e zhvendosi vendin tonë në stacione dhe aspirata perëndimore.

Pa revolucionin që e solli në jetë, demokracia do ta humbte fuqinë e rritjes dhe simbolikën e të ekzistuarit. Pra, demokracia si qëllim,  ishte dje lënda e parë e revolucionit dhe është sot një produkt i evolucionit. Ky përbën faktin esencial me të cilin shumica në tërësi dhe individi në veçanti, duhet të ruajnë paktin e paqes dhe vazhdimësisë. Këtij fakti nuk duhet t’i ikim sepse dalim jashtë kohës demokratike. Të mësojmë sesi të sillemi, jo sesi të veprojmë. Që demokracia të mos mbetet term në eter, arsyetimi duhet të prevalojë mbi instiktin.

Një element thelbësor, jo më pak se prona private ose publike apo liria e qetësia e tjetrit, dhe që vitalizon demokracinë është protesta. Të protestosh, do të thotë dhe të testosh kauzën, qëllimin e saj, vlerën dhe veten me atë që ke përballë. Pro testit jam edhe unë si element njerëzor i rendit demokratik. Të shfaqësh pakënaqësi, papajtueshmëri, kundërshti deri edhe dhembshuri, përbëjnë nuanca  domethënëse që vezullojnë jetën qytetare kolektive.

Advertisement

Kështu procesi i përmirësimit, zhvillohet dhe përshpejtohet. Mirëpo testamenti i ideatorëve dhe krijuesve të sistemeve demokratike, na këshillojnë  progresin ndaj regresit në gjykim, maturinë ndaj marrëzisë në kundërshtim, përmbajtjes ndaj buçimave në akte sepse rendi demokratik tanimë është instaluar. Në Shqipërinë demokratike, si kudo tjetër, shumica ushtron pushtetin dhe pakica duhet të pranojë dimensionet e vetëvetes.

Ngjarja tragjike e të riut dhe fatëkeqit polic në Tiranë, bëri që të derdhet rrugëve, frustrimi dhe ndjeshmëria humane ndaj një krimi dhe një jete të humbur. Diçka e vetëkuptueshme. Ministri përgjegjës dha dorëheqjen, duke ngritur dhe shënuar  një standard të ri në politikën shqiptare.

Politikisht, ky akt duhet të kishte shkarkuar bateritë opozitare dhe ngjarja mos të politizohej ose të mos fshiheshin pas saj në valët e protestës. Por ndodhi e kundërta. Kaq u desh dhe u rindezën vatrat kundër vatanit. Katilat ndezën fitilat e zjarrit. Të kapitulluarit po tentojnë kapitullin e ri të trazirave.

Më thuaj çfarë shokësh ke, të të them ç’president je! Më thuaj çfarë qëndrueshmerie në vizion ke, të them ç’lider opozitarizmi je! Më thuaj si proteston sot të të them si do qeverisësh nesër.

Advertisement

Jetojmë në liri dhe liria mbrohet me ligj.  Po nuk jemi të lirë të jemi të papërgjegjshëm! Aliazhi i kuadrit ligjor, është i fortë sepse i është dedikuar, pikërisht jetës së lirë dhe pronës private e të përbashkët.

Pa dallim, ligji bie mbi këdo njësoj. Asnjë çadër partiake nuk mbronë nga rrebeshi i ligjit. Prandaj, të sillemi si qytetarë, të mos dëmtojmë institucionet, pronat tona të përbashkëta dhe private, të ushtrojmë të drejtën e protestës por të qëndrojmë larg shesheve të sherreve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit