Shpresa e PD-së për rikthimin e Trump-it

Nga Eduard Zaloshnja

Rreth 2/3 e votuesve te Trump-it, sipas sondazheve ne SHBA, mendojne se atij iu vodh fitorja nga koalicioni Biden-Soros-Obama etj.etj. Dhe me shume se 2/3 e votuesve republikane besojne se ai do te rikthehet ne Shtepine e Bardhe pas kater vjetesh.

Rreth 2/3 e votuesve te PD-se, sipas nje sondazhi qe zhvillova para dy javesh, mendojne se Berisha duhet te jete pjese e grupit parlamentar demokrat, pavarsisht se eshte shpallur person non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Dhe ma do mendja se shumica derrmuese e tyre besojne gjithashtu se Trump do te rikthehet ne Shtepine e Bardhe.

Berisha, duke qene nje nuhates i stervitur i humorit te elektoratit te PD-se, ka krijuar narrativen qe shpallja e tij person non-grata nga Departamenti i Shtetit Amerikan eshte nje levizje konjukturale e nxitur nga Soros (miku  Rames), pasi aleatet e tij ideologjike erdhen ne pushtet ne SHBA.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo narrative e Berishes duket se ka ngjitur tek njerzit e tij ne PD, si dhe tek elektorati i thjeshte demokrat. Dhe pavarsisht se nuk thuhet hapur, lihet te kuptohet se sapo te rikthehet Trump apo nje pasues i tij ne Shtepine e Bardhe, statusi i personit non-grata do te zhbehet.

Nderkohe qe nje narrative e tille mund ta mbaje me shprese afatgjate elektoratin e PD-se, ajo nuk i vjen ne ndihme kryetarit te saj, i cili ka nje problem afatshkurter. Ne shtator, atij do ti duhet ose te propozoje perjashtimin e Berishes nga grupi parlamentar i PD-se (sic ia ka kerkuar pothuaj publikisht ambasadorja amerikane), ose ta mbaje Berishen ne grupin parlamentar (sic duan 2/3 e vouesve te PD-se).

Ne skenarin e pare, Basha do te kishte perkrahjen e Uashingtonit, por do te mbetej me nje parti te mpakur elektoralisht dhe parlamentarisht. Ne skenarin e dyte, do te izolohej nderkombtarisht dhe do mbetej me nje elektorat e grup parlamentar kompakt, por qe do te mbahej vetem me shpresene vaket se pas kater vjetesh do te rikthehet Trump apo nje pasues i tij ne Shtepine e Bardhe. (Moste harrojme se para kater vjetesh, perkunder pritshmerive, Bashen nuk e ndihmoi fare vajtja e Trump-it ne Shtepine e Bardhe).

I ndodhur aktualishtmes nje Shihle e Karibde proverbiale, Basha duket i pavendosur. Deri me sot, ai nuk ka demonstruar ndonjehere se ka karizmen dhe fuqine oratorike per te ndryshuar trajektoren e opinionit te elektoratit, qe ky i fundit ta mbeshtese fort per vendime te veshtira. Ai thjesht ka demonstruar se eshte nje udheheqes konjuktural, qe thjesht pret rradhen te vije ne pushtet…

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";