Nga Alba Malltezi

Shqiptari Lulzim Basha duhet të jetë nga ata që sa herë të flasë për Kosovën e Shqipërinë të përulet me një nderim e respekt të jashtëzakonshëm. Shumëfish më të madh se çdo shqiptar i Kosovës dhe Shqipërisë. Sa zemërgjëra janë treguar këto troje me Lulzim Bashën, këtë ai duhet ta dijë mirë.

Ende pa përfunduar studimet, ende pa u diplomuar, merr një nga postet më të rëndësishme pranë strukturave të Tribunalit të Hagës që po investigonte për krimet e luftës të kryera në ato anë. Bëhet veshi, syri dhe goja në shqip e anglisht i njerëzve që kërkonin të vërtetën.

Cili i ri do ta kishte këtë fat pa patur ende një diplomë në CV? Akoma është mister kjo çudi e Mr. Lulzim Bashës, siç bëhen përditë mistere deklarata, veprime e dëshmi rreth tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Z.Lulzim Basha duhet të jetë shumëfish i nderuar se nisi një superkarrierë edhe në Shqipëri. Ende pa pasur një diplomë u projektua në lidershipin e partisë kryesore të djathtë, duke marrë postet më të larta deri në çelësat e mësuesit shpirtëror të tij, zotit Sali.

Tirana është kaq shumë zemërgjerë me z. Lulzim Basha, pasi një rrogëtar partie apo institucionesh (qoftë dhe ndërkombëtare) e bëri pronar jo të një apartamenti, por plot dy katesh të tëra të një pallati në zemër të Tiranës. Le të pyesë e të informohet çdo shqiptar i Kosovës dhe i Shqipërisë nëse ndonjë prej shefave të Lulzim Bashës në Tribunalin e Hagës, në Holandë, ka një pasuri të tillë të paluejtshme në vendet ku jetojnë e nga vijnë.

Le të interesohet kushdo se sa fat me pasuritë dhe postet politike është ndonjë nga shefat e Hagës, të cilëve Basha iu ishte vartës, për të kuptuar zëmergjerësinë e pafundme që Shqipëria e Kosova ka me këtë individ.

Le të informohet çdo shqiptar që njeh pak matematikë se si mund të dalë llogaria që të kesh luksin të braktisësh sarajet pranë Stadiumit Kombëtar e të qëndrosh “falas”, me qira a si pronar në vila oligarkësh në periferi të kryeqytetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jo vetëm kaq, por të blesh apo të marrësh me qira edhe në bregdet përsëri vila që të gjithë njohim mirë çmimet dhe vlerat e tregut të çmendur imobiliar në Shqipëri.

E ka këtë luks ndonjë titullar në Tribunalin e Hagës, me rroga shumëfish më të larta se Mr. Basha? Dhe kjo është vetëm ajo që duket. Maja e një ajsbergu që vetëm një shtet i vërtetë do ta zbulonte se nga ushqehej.

Llogaritë nuk dalin me z. Basha sido që t’i bëjmë ato e me gjithë tolerancën që duam të tregojmë ndaj tij. Cilat janë faturat që ai paguan për të pasur këtë zemërgjerësi?

Kujt ja paguan shërbimet e tij? Eshtë ndezur një debat që do të shuhet edhe si shumë të tjerë: e ka zhdukur apo jo z Basha kasetën e masakrave në Kosovë? Nuk e dimë. Një superinvestigim e një supershtet që ende nuk e kemi, do të duhej ta bënte këtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri tani po dëgjojmë dëshmitarë që ja kanë dhënë këtë kasetë, që e kanë parë në vendgjarje e si protagonist i pasluftës në Kosovë.

Z. Basha ishte aty, në krah të investiguesve ndërkombëtarë: Syri, veshi, goja e tyre në shqip dhe anglisht. Nuk e dimë nëse ka qenë dhe dora e dikujt aty. Shqipëria dhe Kosova duhet ta tregojnë: pse kjo zemërgjërësi me këtë individ?