
Aleanca e pritur Berisha-Meta, më shumë se emrin pretencioz, Shtëpia e Lirisë, meriton të pagëzoget, Hajati Non-Grata. Vite prej sot, në një Shqipëri më normale, kjo aleancë tipash në nevojë, do të duket si toponim fiksional, ngjashëm me Hanin e Dy Robertëve qe shfaqet në disa nga parabolat alegorike të Ismail Kadaresë. Dy personazhet më regresivë të politikës së sotme Shqiptare, nesër do tē shihen si ato arketipet e njohura të karaktereve komike të cilët tragjiken e tyre e paraqesin si gjëmë për publikun.
Ka një çast në politikë kur njeriu duhet të ikij prej saj në panik: është koha kur uragani kthehet në hordhi dhe populli bëhet turmë, mbushës sheshesh a foltoresh! PD-ja zyrtare, ajo me vulë dhe emblemë, humbi mhaft kohë duke i falur Berishës epitetin e pamerituar, “lider historik,” nderkohë që mund t’ja vuloste portretin me dy fjale më meritore, katastrofë historike! Një vonesë e tillë pati ndikim në opinionin publik që nisi ti shihte kadetët e shkollës politike të Berishës si “katete” të Trekëndshit të Bermundës…
Sado asnjanës dhe i distancuar të jesh, prapë mbetesh me një dhemshuri per naivet që ngulen në karrekullat e “Foltores” shëtitëse; ata edhe kur “mbreti bie,” për shkak të “burrnisë” tribale nuk thonë dot “rroftë mbreti!”
Kjo masë fatkeqësh është shumë e mefshtë për të qenë idealiste, por edhe shumë e sinqertë për t’a quajtur kombinim i të këqinjve. Më shumë se himnet a marshet, atyre ju shkon për shtat elegjia, si atyre dy ushtarëve të Napoleonit në poezinë e mēposhtme të Hajnes, përkthyer prej Nolit.
Me ta nuk bëhet shtëpi lirie por azil grenadiresh!
Grenadirët e Napoleonit
Për Franc’ u nisnë të dy grenadirët;
Na ishin zënë robër në Rusi,
Dhe në kufi të Nemces kur arrinë
Kokën e varn’ e zunë vaj e zi.
Dëgjuan lajmën q’u pikoj në xhan
Që Franca ish e humbur plotërisht,
Q’ asqer i Math ish mundur, mor aman,
Dhe Mbreti or Mbreti na u-zu jesir.
Ahere qanë hidhur grenadirët
Kur muarnë mandatën për vajtim;
Dhe njëri tha: “Ajme, zëmra më çiret,
Më ther një plag’ e vjetër pa shërim!”
Dhe tjatri tha: “Havazi mori funt!
Njëlloj të vdes me ty dhe unë dua,
Po kam foshnj’ e grua në katunt
Dhe do të mbeten udhëve pa mua.”
“Or mall s’të kam për foshnj’ e grua plakë,
kam një dëshirë më të lart’, o bir;
ngordhçin të gjithë rrugës liparakë,
kur Mbreti or Mbreti na u-zu jesir.