Sinori i përçarë opozitar përballë sinorit solid PS-PSD

Nga Eduard Zaloshnja

Skenat e sotme në ish godinën e SHQUP-it, nuk lënë më as më të voglin dyshim se, de facto, kemi aktualisht dy PD – të Bashës dhe të Berishës. Sesi do të ndahen dhomat e SHQUP-it juridikisht, mbetet të shihet. Por elektoralisht, duket në pamje të parë se PD-ja e Berishës është më e madhe se ajo e Bashës.

Dhe duke parë skena të tilla si të së sotmes, me gjasa, Rama buzëqesh me kënaqësi elektoralisht…

Në zgjedhjet e rradhës (kurdo ato të zhvillohen), PD-ja e Bashës, me shumë, shumë gjasa, do të garojë veçmas nga ajo e Berishës. Ndërsa kjo e fundit mund të bashkohet në koalicion me LSI-në e Metës. E përveç këtyre, do të jenë në garë edhe disa parti të vogla të pavarura, që s’mungojnë asnjëherë nërpër zgjedhje…

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përballë një opozitë të tillë (të përçarë), do të jetë koalicioni PS+PSD+etj (i pashpallur zyrtarisht), që nuk ka njohur përçarje qysh më 2005. Në fakt, ishte pikërisht ajo përçarje e madhe e të majtës atëherë, që risolli PD-në në pushtet…

Po me ardhjen e Ramës në krye të PS-së pas 2005-ës, koalicioni PS+PSD+etj ka qenë stabël (48% +/-1% të votës popullore) në të gjitha zgjedhjet parlamentare (si në opozitë, edhe në pushtet).

Dhe sinori elektoral i PS+PSD+etj ka qenë stabël jo vetëm në rang kombëtar, por edhe në çdo qendër votimi (ndër 5200 gjithsej në gjithë vendin). Vetëm në zgjedhjet e 2017-ës pati inkursione të forta të PDIU-së në sinorin elektoral socialist në disa qendra votimi në Dibër, Gramsh e Belsh (shihni grafikun shoqërues, që tregon përqindjet e qendrave të votimit nga Vermoshi deri në Konispol). Sidoqoftë, në zgjedhjet e këtij viti, ato kunjat me ngjyrë bezhë të PDIU-së (në garfikun shoqërues), u rikthyen në sinorin “mavi” të PS+PSD…

Përballë një sinori elektoral PS+PSD+etj (kaq solid pas 2005-ës), opozita e gjerë (PD e Berishës, PD e Bashë, LSI, BDI, etj. etj.) duhet të jetë PATJETËR e përbashkuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por a ka gjasa të bashkohet??????