Spartak Ngjela: Hajdutë kaq të trashë si këta tanët, rrallë se mund të gjesh. E patë si u tërhoq Putin mavria?

Nga Spartak Ngjela

I thashë të korruptuarëve të mëdhenj të korrupsionit shqiptar: nuk do të pushtohet Ukraina; por do të vritet Putini.

l.

Ja, sot Putin mavria po tërhiqet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por më qesharak nuk është Putini, por një komedi e plotë ishte gëzimi i madh i korrupsionit të lartë shqiptar.

Ne qeshnim me ta; se ata e dinë ende Rusinë superfuqi ushtarake që të bën gjëmën. Po paratë për luftë ku i ka – pyesja unë?

l’argent fait la guerre (paraja bën luftën) na ka thënë Napoleon Bonaparti. Epra; ku do t’i gjente paratë Putin ziu!!! Por, korrupsioni i lartë i Tiranës qe gjithë shpresë.

Ushtria ruse, “e mbaroi stërvitjen” tha Moska sot, duke tërhequr trupat nga rrethimi i Ukrainës. Komedi… por vjedhësit tanë janë të mërzitur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ll.

Dhe tani, mendoj se Putini do të jetë në vështirësinë që ai vetë i krijoi  pushtetit të tij.  Ai e zhyti Rusinë në fronin e tij; sepse, në dy dekada, krijoi për veten një fron monarkik për shumë arsye. Por historia na ka thënë që: përreth fronit gjëmon gjithmonë rufeja.

E pra; a do t’i gjëmojë rufeja Putinit pas këtij dështimi qesharak?

Të shohim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po mërzitja e korrupsionit të lartë shqiptar si do të vijojë? Kjo në fakt është komedi e krijuar nga të temburit e mëdhenj të Shqipërisë. Dhe, frika do të rritet.

Po korrupsioni i lartë shqiptar?

Suksesi i Joe Biden -it me Rusinë do përshpejtojë spastrimin antikorrupsion në Ballkanin Perëndimor.

lll.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hajdutë kaq të trashë si këta tanët, rrallë se mund të gjesh.

Sot janë të mërzitur.

Zotërinj; pasi mbaruat pritjen e Rusisë dhe të Serbisë në Shqipëri dhe në Kosovë me gëzim; tani filloni pritjen me ankth të SPAK-ut.

IV.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po SPAK-u, kur do të godasë sërish në Tiranë?

Gjithçka varet nga politika amerikane.  Kurse shqiptarët po presin.

Goditja e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri do të sjellë një vlerë të re për Amerikën në opinionin publik shqiptar. Dhe këtë duhet ta dijë politika amerikane… dhe kuptohet se ajo e di shumë mirë.

Pozicioni gjeografik i Shqipërisë ishte në përbërësit kryesorë të luftës që kërkonte të hapte Rusia kundër Ukrainës – kjo tani u shfaq botërisht. Dhe kjo është vlerë e rritur për shqiptarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pranda, kuptohet se eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë është një arsye politike e kohës; edhe për Shqipërinë, por edhe për politikën globale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me eliminimin e korrupsionit të lartë në Shqipëri, e humbet shpresën edhe  Moska edhe Beogradi kundrejt Shqipërisë. Prandaj, kjo kohë historike e kërkon të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, eliminimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.