Spartak Ngjela: Vetëm një ambasador në Tiranë kërkonte ndryshim politik më 25 prill

Nga Spartak Ngjela

Koha e solli sërish: Shqipëria do të jetë vendi kryesor i Ballkanit Perëndimor në konfliktin midis NATO-s dhe Rusisë.

Shqiptarët, edhe një herë në histori, do të jenë të domosdoshëm për politikën amerikane.

l.Historia përsërit vetveten, kjo tani është një aksiomë historike e provuar, sepse çdo cikël historik është përsëritës. Kurse pozicioni gjeografik i Shqipërisë ka qenë dhe është pikë strategjike në konfliktin global. Sot Shqipëria është një qendër gjeopolitike e rëndësisë së veçantë, për historinë botërore

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ishte presidenti amerikan John Fitzgerald Kennedy në vitin 1961, i dyti president i Shteteve të Bashkuara, mbas presidentit Willson, që i tha kryeministrit ruso-sovjetik, Nikita Hrushov: “Shqipëria nuk preket”. Dhe Hrushovi iu përgjigj: “Unë iki nga Vlora”; në një kohë kur ai kishte në Pashaliman flotën më të madhe në Mesdhe.

Po sot?

Edhe sot është e njëjta situatë. Shqipëria dhe shqiptarët janë domosdoshmëri për politikën amerikane, dhe ky fakt i sjell shqiptarëve sërish historinë e lavdisë së tyre, lavdi kjo e cila ka filluar me Aleksandrin e Madh; ka vijuar me Pirron e Epirit, ka ecur në një histori luftërash dhe mbijetese kundër dyndjeve sllave; ka vijuar me rezistencën e madhe kundër genocidit antishqiptar serb dhe grek; ka triumfuar në luftërat kastriotiane me heroin kombëtar dhe evropian njëherësh, Gjergj Kastriot Skënderbeun; dhe ka rifilluar triumfin e vet arbëror me luftën e Kosovës.

Ishte këtë herë gjenialiteti i presidentit amerikan Bill Klinton, në vitin 1999, që çliroi Kosovën nga pushtimi serb. Përsëri një president amerikan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ll.Janë 22 vjet të triumfit shqiptar, por edhe një agresivitet i madh i Serbisë, me çdo mjet kundër shqiptarëve. Gjithë llumi antihistorik u bashkua për të ndaluar evolucionin arbëroro-shqiptar në evolucionin e vet historik. U sulën të gjithë me çdo mjet: hapën e ndërtuan xhami e blenë hoxhallarë antishqiptarë, të cilët thonin “ne nuk jemi arbërore”; u hodhën kundër Gjergj Kastriotit, e quajtën atë serb me agjenturën e tyre në Shqipëri e në Kosovë; madje në Kosovë filoserbët e paguar shqiptarë donin ta hiqnin nga sheshi monumentin e tij; rishkruan historinë fals të Shqipërisë. Beogradi dhe Moska paguan në Tiranë pseudo-analistë, tani të skeduar të gjithë nga politika amerikane, që u ngritën hapur kundër shqiptarizmit; blenë televizione dhe gazetarë; por nuk bënë dot asgjë.

Gjatë gjithë kësaj kohe; aleati ynë i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeshte dhe tallej me palaçot e Tiranës, të Beogradit e të Moskës, derisa morën si bazë ushtarake aeroportin historik të Kuçovës dhe, befas, organizuan dhe filluan në Shqipëri stërvitjen ushtarake më të madhe në rajon, e gjitha me synim kundër Rusisë.

Tani të gjithë e kanë qepur. Janë të trembur.

Në fakt kishin edhe një shpresë me zgjedhjet e 25 prillit, aq sa ambasadori i Rusisë në Tiranë e tha hapur: “Presim ndryshimin politik”. Siç duket kanë dashur të manipulojnë zgjedhjet edhe në Shqipëri. Por thyhen hundet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Asgjë nuk bënë dot. Dhe asgjë nuk mund të bëjnë. Forcat ushtarake amerikane nuk kanë ardhur kot sot në Shqipëri.

Gjithçka tani është e garantuar.

Progresi shqiptar drejt evolucionit të vet historik gjithëshqiptar, sot është i sigurt. Dhe gjithçka po ecën paralel me reformën antikorrupsion në Shqipëri, e cila, po pritet që të likuidojë me ligj të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror.

Korrupsioni i lartë shtetëror sot është kundër progresit shqiptar, në Shqipëri dhe në Kosovë, por tani ai është drejt fundit të tij të sigurt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";