Trupi im, zgjedhja ime

Nga Shon Tomson

Më ka bërë përshtypje që këta që flasin në favor të vaksinimit me detyrim, janë shpesh herë të njëjtët që bëjnë fushatë pro-abortit nën parullën “My Body, My Choice!” (Trupi im, Zgjedhja ime).

Me sa duket, nuk u ka vajtur në mendje mospërputhja midis këtyre dy qëndrimëve.

Unë jam pro vaksinave. Shumë prej nesh nuk do të jetonim sot po të mos kishin dalë vaksinat para 200 vjetësh. E megjithatë, si shumica e njerëzve, nuk jam dakord që vaksinimi të bëhet me detyrim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disinformimit që qarkullon nëpër gazeta dhe në faqet sociale, lidhur me vaksinimin, i duhet përgjigjur me fakte të argumentuara mirë dhe qetësisht.