
Një 26-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në një apartament në qendër të Selanikut.
Sipas mediave greke, policia është njoftuar nga e dashura e tij, një 29-vjeçare greke, e cila ka raportuar ngjarjen.
Në vendngjarje, oficerët e policisë kanë gjetur një pistoletë, katër fishekë, si dhe sasi të vogla kokaine dhe kanabisi.
I riu kishte një plagë me armë zjarri në kokë. Autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ndërkohë, e dashura e viktimës është arrestuar me akuzën e posedimit të drogës, lidhur me sasisnë e kokainës të gjetur në apartament.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë./vizionplus.tv