
Në Itali, mbi 70% e qytetarëve kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.
Shifrat u bënë të ditura nga ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Advertisement
Ai shfrytëzoi momentin për t’iu bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi sipas tij, kjo është arma e vetme kundër virusit dhe mundësia më e mirë për të shmangur masat shtrënguese.
Nga ana tjetër, apeli më i dëgjuar ditët e fundit në Itali është që fëmijët të vaksinohen masivisht, para fillimit të vitit të ri shkollor.
Advertisement