Një prift 68-vjeçar në Salaminë, Greqi është vënë në pranga mesditën e së dielës, pasi akuzohet se ka kryer akte seksuale me një 12-vjeçare. Mësohet se prifti ishte i njohur i babait të të miturës dhe duke përfituar nga njohja e tyre, ka vizituar shtëpinë e familjes kur prindërit nuk ndodheshin aty dhe ka kryer vazhdimisht akte seksuale ndaj 12-vjeçares.

 

Mediat helenase raportojnë se kjo nuk është hera e parë që 68-vjeçari përfshihet në raste të tilla, pasi në të kaluarën është akuzuar për krime të ngjashme. Urdhër-arresti është lëshuar në bazë të dosjes dhe kallëzimit të paraqitur muajin e kaluar, sipas të cilit në një kohë të pacaktuar gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, i akuzuari ka kryer Aktet.

Në kontrollin e kryer në shtëpinë e tij dhe në vendin ku ai kryente detyrat fetare, u sekuestruan media dixhitale, përmbajtja e të cilave do të hetohet nga laboratorët e mjekësisë ligjore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";