Nga kjo e premte, qytetarët të cilët nuk kanë regjistruar automjetet me targën RKS nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Kosovës.

Automjetet do të ndalohen nga policia e qarkullimit rrugor dhe do të gjobiten për kundërvajtje në trafik.

Nëse e njëjta makinë do të haset përsëri në qarkullim pa targën përkatës, ajo do të konfiskohet.

Ministria e Brendshme sqaroi se afati për konvertimin e targave do të duhej të përfundonte në datën  1 dhjetor, por Qeveria e zgjati afatin edhe për 15 dite pasi ishin parë  radhë të gjata para qendrave për riregjistrim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Targat KM dhe me akronime të tjera serbe për qytetet e Kosovës janë lëshuar nga autoritetet serbe dhe konsiderohen të paligjshme nga qeveria.

Nga 1 nëntori deri më 14 dhjetor, 3.405 qytetarë kanë ndryshuar targat në RKS dhe komunat me numrin më të madh janë Mitrovica e Veriut dhe Leposavici. Ky proces ka për qëllim ligjshmërinë dhe sigurinë në trafik. Qarkullimi i mjeteve  me targa të tilla është toleruar deri më tani në veri, ndërsa në zonat e banuara nga serbët në jug të Ibrit, ato janë  larguar nga përdorimi më shumë se dhjetë vjet më parë.

Çështja e targave ka shkaktuar kriza në veri që çuan në protesta, daljen e serbëve nga institucionet dhe vendosjen e barrikadave./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";