Aksident i rëndë në Kosovë, përplasen 14 makina, disa persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, në të cilin janë përfshirë 14 automjete dhe janë lënduar disa persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha,  bëri të ditur se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, raporton Klan Kosova.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, sipas informatave fillestare është shkaktuar nje aksident trafiku zinxhir ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksdentit raportohet edhe per persona të lënduar”.

“Kjo rrugë është e bllokuar përkohësisht, ndëra njësitë policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t’u marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar. Apelojmë për kujdes gjatë drejtimit në këtë kohë me ngrica dhe mjegull, për të shmangur rastet e tilla”, thuhet në konfirmim epolicisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";