Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, humb jetën 24-vjeçari, 20 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maqedoninë e Veriut, në rrugën Manastir-Demir Hisar.

Një person ka humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë lënduar pas përplasjes së një makine dhe një furgoni i cili po transportonte punëtorë.

Aksidenti ndodhi në dalje të Manastirit, rrugës për në Demir Hisar.

Në vendin e ngjarjes humbi jetën shoferi i makinës, 24 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e zjarrfikëses nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës dhe personave të lënduar.

Mediet vendase bëjnë me dije se asnjë nga 20 personat e lënduar nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq, në vendin e ngjarjes po kryhen hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit të rëndë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";