Aksident tragjik në Kosovë, treni përplaset me furgonin, humbin jetën 2 persona

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Klinë të Kosovës.

Medit lokale bëjnë me dije se një tren pasagjerësh u përplas sot rreth orës 18:00 me një furgon. Si pasojë e aksidentit humbën jetën dy persona. Pavarësisht ndihmës që morën në spitalin e Pejës ata nuk ia dolën të mbijetonin.

Lajmin për vdekjen e tyre është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus”, njoftoi Policia e Kosovës më herët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit fatal. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv/