Mëngjesin e kësaj të shtune po përcillet në banesën e fundit 23-vjeçarja shqiptare që ndërroi jetë në aksidentit tragjik në Larisa. Ceremonia mortore po bëhet në kishën e Shenjtë të Pjetrit dhe Palit në Giannica, ku të afërm e familjarë po i japin lamtumirën e fundit 23-vjeçares Ifigenia Mitska.

 

Familja dhe shoqëria e saj janë të zhytur në zi dhe dhimbje, teksa shumë njerëz janë solidarizuar dhe ndodhen në tempull për të nderuar kujtimin e saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ifigenia Mitska ishte në vagonin 3 të trenit Intercity 62 dhe po kthehej me partnerin e saj nga Athina, ku kishin shkuar për të festuar.

Familja e të ndjerës pret një falje për dhimbjen e shkaktuar, raportohet të ketë thënë avokati.

 

 “Sot është një moment shumë i vështirë për familjen e 23-vjeçares Ifigenia Mitska, në orën 11:00 varrimi i saj bëhet në Giannica”, deklaroi ai.Ne kemi besim te drejtësia greke, jemi të sigurt që përgjegjësitë do të marrin atë që meritojnë. Familjet e viktimave presin një falje të sinqertë të cilën nuk e kanë dëgjuar”, shtoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Këtë të shtunë pritet përballja me drejtësinë e shefit të stacionit, i cili dyshohet se është përgjegjësi kryesor i kësaj tragjedie.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";