Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuozohet se ka kryer shtatë vjedhje.

Bëhet fjalë për një 29-vjeçar. Por 29-vjeçari nuk ka vepruar i vetëm. Ai kishte edhe një bashkëpunëtor, gjithashtu me orgjinë shqiptare, i cili është shpallur në kërkim nga policia greke.

Sipas njoftimeve të policisë dy shqiptarët janë autorë të vjedhjeve në 7 banesa në Syvota dhe Perdhika të Thesprotisë në periudhën 27 deri më 31 mars.

Ata kanë arritur që të vjedhin 2255 euro, 3 ora me vlerë 900 euro, 3 celularë me vlerë 1900 euro, bizhuteri me vlerë 70 euro dhe rroba.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I arrestuari rezulton se ndodhej shtetin grek pa dokumente rregullta dhe nga kontrollet e bëra i janë gjetur 480 euro, 3 prozhektorë, një palë doreza, orë dore, celular, bizhuteri, ushqime dhe rroba./vizionplus.tv/