Alarm për bombë, mbyllet përkohësisht stacionit i trenit në Athinë

Stacionit i trenit i Kalitheas në Athinë është mbyllur përkohësisht pasditen e kësaj të enjte.

Autoritetet greke u detyruan të ndalonin qarkullimin e linjave të trenit në këtë zonë për shkak të një telefonate se në stacionin e trenit është vendosur bombë.

“Pas orës 19:00 pati një telefonatë në komisariatin e Zjarrfikësve të Kalitheas, nga persona të panjohur është dhënë alarmi për një bombë. Për pasojë, autoritetet kanë mbyllur përkohësisht stacionin e trenit, ndërsa qarkullimi në linjën hekurudhore po kryhet vetëm për aksin Pire-Faliro dhe Tavros-Kifisia”, shkruajnë mediat greke.

Ekipet speciale po punojnë për zbardhjen e telefonatës, për të mësuar nëse bëhet fjalë për alarm të rremë ose jo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se dy ditë më parë u dha një alarm për bombë për një Gjykatë në Athinë, por që më vonë rezultoi se ishte alarm fals./vizionplus.tv/