Albin Kurti dënon vrasjen e Liridona Ademajt dhe 14-vjeçares nga Shkupi: Autorët të marrin dënimin e merituar

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar vrasjen e Liridona Ademajt dhe 14-vjeçares nga Maqedonia e Veriut, Vanja Gjorçevska.

 

Në një konferencë për mediet, Kurti ka kërkuar që policia mos mjaftohet vetëm me arrestimin e autorëve, pasi sipasj tij rastet po përsëriten. Kryeministri kërkon që Drejtësia të ketë prioritet rastet e grave dhe vajzave të dhunuara dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Vrasjet e fundit, vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe rrëmbimi dhe vrasja e 14 vjecares në Shkup, na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona. Porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridonës janë zënë e janë vënë prapa hekurave. Policia si kurrë po vepron shpejt e me efikasitet të lartë. Por s’po mjafton vetëm arrestimi. Sepse ata po e dinë që ka raste të ngjashme e jo të pakta, kur kriminelët lirohen e veprat po përsëriten edhe më rëndë se herën e parë. Kemi nevoje që krejt sistemi i Drejtësisë t’i bëjë prioritet rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave. Nuk kemi si ta themi që duhet dënim meritor. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit. Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike e çfarë aspirojmë të mbesim përherë”, tha Kurti. 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";