Anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian mbeten prioritet për Kosovën.

Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti, në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik që po mbahet në Greqi. Ai nënvizoi se edhe pse nuk janë të frikësuar nga një konflikt që mund të përshkallëzohet në rajon, Kosova duhet të jetë vigjilente.

 

ALBIN KURTI

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KRYEMINSTER I KOSOVES

 

“Ne jemi fëmijë të Evropës, ndërsa Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe prosperitetit. Njerëzit mund të jenë të frustruar, por njëkohësisht nuk ka dhe nuk shohim alternativë tjetër. Nuk nervozohemi dhe të themi shkojmë me një superfuqi tjetër. Shpresojmë se mund të kontribuojmë në sigurinë e kontinentit duke u bërë anëtar të NATO-s. Ajo që shohim sot në Ukrainë, është tronditëse por jo befasuese. S’duhet të frikësohemi, sepse popujt tanë janë paqedashës, por duhet të jemi vigjilentë, sepse ka pasur një zhvillim të aleancave ushtarake dhe varësisë energjetike nga Kremlini përgjatë këtyre 10 vjetëve.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Kurtit, tani është koha e duhur që qeveria greke ta njohë pavarësinë e Kosovës.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINSTER I KOSOVES

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Ne kemi komunikim dhe bashkëpunim të mirë me Greqinë, mes popullit të Kosovës dhe Greqisë, mes të dyja qeverive. Është vetëm një urë që duhet ta kalojmë. Është koha e duhur që Greqia ta njohë Kosovën. Mendoj se Greqia është lidere regjionale dhe mund ta ndihmojë Kosovën të marrë njohje të reja”

 

Duke u ndalur të dialogu Kosovë-Serbi, Kurti nënvizoi se edhe pse nuk janë të lehta, bisedimet duhet të vazhdojnë. Ai akuzoi Serbinë që po refuzon të kërkojë falje apo të tregojë pendesë ndaj krimeve që ka kryer gjatë luftës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";