
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbrojtur draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për të cilin thotë se garanton ruajtjen e sovranitetit të vendit.
“Kryesorja është se ky draft-statut fillon me atë se në çfarë shteti ndodh kjo gjë, pra së pari kemi një pranim të thelbit dhe të kornizës, që është shteti demokratik, Republika e pavarur e Kosovës”
Sipas Kurtit marrëveshja të cilën ai ka pranuar është me e mira, pasi sipas tij Kosova përfiton njohjen de facto.
“Marrëveshja bazike është njohje de facto. Ajo duhet të respektohet dhe zbatohet. Në vend që të respektohet e të zbatohet, Serbia as po e zbaton e po e shkel. Nuk me përket vetëm mua të flas si palë në anën tjetër të marrëveshjes , i përket ndërmjetësve.
Por Kurti nuk i ka kursyer kritikat për ndërkombëtarët lidhur me qasjen e tyre ndaj Serbisë.
Nëse marrëveshja është valide pala që po e shkel duhet të dëgjoj vërshëllimën e arbitrit, referit se nuk guxon të vazhdohet me dhunim te marrëveshjes si atëherë kur votoi Serbia më 24 prill kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës apo edhe atëherë kur po bën sulme terroriste e kriminale që i sponsorizon sikurse në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator”
Kryeministri i Kosovës ka përsëritur se Beogradi nuk është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.