Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi shpalli fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, u shpreh se ky mandat do të jetë “pa hakmarrje”.

Ai premtoi se qeveria e tij do të kërkojë vetëm përgjegjësi.

“Ky referendum për drejtësi e punë, e kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit, u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, tha Kurti në një konferencë për media të dielën mbrëma.

Sa i përket, krijimit të një ekipi negociator për dialogun me Serbinë, Kurti shtoi se nuk do të jetë prioritet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";