minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Albin Kurti pret ambasadorët e Quint-it; Escobar, Lajçak e diplomatë të tjerë duan rinisjen e dialogut me Serbinë

0
Albin Kurti pret ambasadorët e Quint-it; Escobar, Lajçak e diplomatë të tjerë duan rinisjen e dialogut me Serbinë

Këtë të shtunë, i dërguari europian Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Gjermania, dhe Italia mbërritën në ndërtesën e qeverisë në Prishtinë, ku u pritën nga kryeminstri Albin Kurti.

 

Kjo vizitë synon të dërgojë edhe mesazhin se ekziston unitet mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, që të punohet në zbatim të Marrëveshjes së arritur në shkurt të këtij viti në Bruksel.

 

Advertisement

Pas takimeve në Prishtinën përfaqësuesit e Quintit do të shkojnë edhe në Beograd ku do të priten nga Presidenti Aleksandër Vucic.

 

Për shkak të sulmeve serbe ndaj policisë së Kosovës në 24 shtator marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë rikthyer në zero.

 

Advertisement

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se gjërat më nuk mund të jenë njësoj sa i përket së dialogut dhe se nuk do të ketë normalizim pa ndëshkimin e Serbisë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit