Prishtina zyrtare akuzon Beogradin për spastrim etnik me metoda administrative, pasi i ka mohuar të drejtën e votës rreth 6 mijë shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes asaj që quhet “pasivizim i adresës”.

 

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ky është një nga faktorët që ka ndikuar në përfaqësimin e dobët të shqiptarëve në parlamentin serb, ku tashmë nga tre kanë vetëm një deputet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVËS

 

“Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc iu është bërë një padrejtësi e madhe, meqenëse rreth 6 mijë vetave atje u janë pasivizuar adresat, duke i diskriminuar mbi baza kombëtare. Po ndodh një lloj spastrimi etnik, administrativ e burokratik, i heshtur e i ftohtë, por megjithatë me pasoja shumë të rënda, dhe unë besoj që rezultati jo i kënaqshëm i këtyre zgjedhjeve për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc vjen edhe për shkak të këtij lloj spastrimi të heshtur që po iu bëhet atyre atje, me metoda joluftarake kësaj radhe, por administrative e burokratike.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi ka deklaruar se Beogradi po heq të drejtën e votës banorëve shqiptarë që jetojnë jashtë Serbisë, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë, në mënyrë që të ulë sa më shumë që të mundet numrin e shqiptarëve në jug të shtetit.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

RAPORT I KOMITETIT TË HELSINKIT

“Kjo masë, në thelb, është një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative. Kur adresa e përhershme e banimit “pasivizohet” dhe hiqet nga libri amzë në Serbi, qytetari humbet të drejtën që të rinovojë letërnjoftimin ose pasaportën e skaduar, të regjistrojë makinën, të ketë qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, të blejë ose shesë prona, apo të votojë në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Ligjit për Vendbanim dhe Vendqëndrim në Serbi, “pasivizimi i adresës tregon se shtetasi nuk jeton në adresën e vendbanimit të përhershëm ose të përkohshëm të regjistruar”.