Ambasada britanike për planin e Kurtit: Të ndërmerren hapa për shtensionim të situatës

Ambasada britanike në Prishtinë tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i ka dërguar QUINT-it planin e tij për shtensionimin e situatës në veri, megjithatë gjatë takimit më 13 qershor, ambasadorët kanë diskutuar për këtë plan.

 

Kurti të martën paraqiti një plan pesëpikësh, që tha se do të ndihmonte në shtensionimin e situatës. Ai tha se këtë plan ai ka dërguar shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe ua ka paraqitur edhe përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Plani pesëpikësh i Kurtit për uljen e tensioneve në veri

 

  • Sundimi i ligjit në katër komunat në veri, që nënkupton identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë, trupat e NATO-s dhe gazetarët

 

  • Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës

 

  • Policia e Kosovës, pjesëtarë të NATO-s dhe EULEX-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë, për të garantuar një ambient të sigurt dhe pa rreziqe për të gjithë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
  • Qeveria e Kosovës të koordinohet me të gjithë aktorët dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri

 

  • Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe një takim i nivelit të lartë të mbahet gjatë kësaj jave

 

Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Gjermania.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Qartazi, zgjedhjet e reja lokale, ku do të merrte pjesë edhe popullata serbe e Kosovës, janë një zgjidhje e mundshme. Megjithatë, qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar vazhdon të jetë se fillimisht duhet të ndërmerren hapa për të shtensionuar menjëherë situatën, posaçërisht duhet të largohen njësitë speciale të policisë nga ndërtesat e komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut dhe se kryetarët e këtyre komunave të vazhdojnë punën e tyre nga lokacione alternative”, thanë për Radion Evropa e Lirë nga Ambasada britanike në pyetjen lidhur me qëndrimin e tyre për planin e prezantuar nga Kurti.

 

Bashkimi Evropian kritikoi Kurtin duke thënë se deri më tani “nuk ka ndërmarrë hapa të duhur” për të shtensionauar situatën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Deri më tani nuk kemi parë asnjë hap të menjëhershëm dhe vendimtarë nga kryeministri Kurti. Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës vetëm dëshmojnë se përshkallëzimi po vazhdon dhe kjo shkon kundër interesave të Kosovës dhe të gjithë njerëzve në Kosovë”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai tha se blloku evropian po vazhdon shqyrtimin e masave ndaj Kosovës, nëse Prishtina nuk merr hapat për të shtensionuar situatën.

 

Në ditën e njëjtë që Kurti njoftoi për planin e tij, Policia e Kosovës zhvilloi një aksion në Mitrovicë të Veriut. Gjatë këtij aksioni u arrestuan Millun Millenkoviq- Llune, që ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar si “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sipas Sveçlës, ai dyshohet se ka organizuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri.

Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këta kryetarë u zgjodhën më 23 prill, votime që u bojkotuan nga partitë dhe popullata lokale serbe.

 

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur serbët lokalë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet mbetën të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur Kurtit tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi./REL/