
Autoritetet në Maqedoni të Veriut po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së zjarrit në Koçan ku vdiqën 59 persona dhe u plagosën mbi 150 të tjerë.
Policia ka vënë në pranga bashkëshorten dhe vajzën e pronarit të lokalit “Puls” ku shpërtheu zjarri dhe ka konfiskuar disa paisje telefonike.
Gjithashtu janë kryer kontrolle në disa objekte të tjera përfshirë zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Koçan.
Vetë pronari i diskotekës është mes personave me djegie të rënda dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Lituani.
Deri tani, numri i personave të dyshuar ka shkuar në 34 katër, mes të cilëve ka edhe zyrtarë të lartë e ish-punonjës policie që po përballen me akuza për vepra të rënda kundër sigurisë dhe shkaktimin e zjarrit.
Ngjarja e Koçanit dhe arrëstimi i ish-zyrtarëve të dyshuar nga nxitur reagime politike dhe akuza mes qeverisë dhe opozitës.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar qeverinë se e kanë ditur se si ka funksionuar diskoteka “Puls”, por kanë heshtur dhe në vend që të merren me këtë kanë arrestuar një ministër që prej kohësh nuk ka pasur kompetenca.
Nga ana tjetër kryeministri Mickoski ka hedhur poshtë pretendimet për përndjekje politike dhe hetime jo të drejta dhen ka kërkuar bashkëpunimin e BDI me autoritetet për zbardhjen e rrethanave./vizionplus.tv