
Operacioni policor në Mal të Zi vuri në pranga këtë të mërkurë 24 persona, të cilët akuzohen për kontrabandë me 2.5 tonë marihuanë.
Gjatë aksionit u konfiskuan pesë automjete, një skaf, një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, si dhe një peshore për matje precize, para, disa telefona dhe karta SIM.
Aksionin e ka mbështetur edhe zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq, i cili pohoi se më në fund shteti po e lufton krimin e organizuar.
Advertisement