Arrestohet për dhunë në familje shqiptari në Greqi, habit e shoqja: Mos e burgosni, e ka nga alkooli, ai më do

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik të Greqisë, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Ka qenë djali i tij 15 vjeç, ai që denoncoi të atin për dhunë në familje. Adoleshenti tha para togave të zeza se babai dhunon atë dhe nënën e tij prej vitesh.

I mituri tha se dhuna ndaj tij dhe të ëmës ka nisur që kur ai ishte nëntë vjeç.

Bashkëshortja e 44-vjeçarit tha në polici se në vitin 2018 bashkëshorti i saj ishte arrestuar sërish për dhunë në familje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sakaq ajo që befason  është deklarata e bashkëshortes së shqiptarit, e cila tha se nuk do që i shoqi të burgoset dhe se kjo do të ishte turp. Ajo ia atribuon dhunën, alkoolit.

“Unë e dua atë, nuk dua që ai të shkojë në burg”, ka thënë ajo.

Edhe pse burri i saj u arrestua dhe të premten pritet të gjykohet për akuza të rënda për dhunë në familje ndaj saj dhe fëmijës së tyre, 44-vjeçarja duke folur për protothema.gr deklaron se e do bashkëshortin dhe se nuk dëshiron të shkojë në burg sepse “është turp”, duke ia atribuar fajin e dhunës, alkoolit.

“Burri nuk më godet çdo ditë, por një ose dy herë në muaj, kur pi dhe nuk e kupton se çfarë bën”, thotë ajo, ndërsa shton se nuk ka frikë prej tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne zihemi dhe të nesërmen më thotë ‘Më fal, të dua’. Unë e dua atë. Unë nuk dua që ai të shkojë në burg, është turp. Më vjen keq për të, ai ka problem me alkoolin dhe kur nuk pi është njeri i mirë”, thotë ajo./vizionplus.tv/