Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 2 mijë mostrave. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ministria bën me dije se në orët e fundit janë shëruar 45 pacientë. Aktualisht, numri i rasteve aktive në gjithë vendin është 481.

“Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151. Në total numri i rasteve aktive është 481”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";