Policia greke ka arrestuar autorin 20-vjeçar i cili tentoi të vriste me armë zjarri një 34-vjeçar shqiptar tre ditë më parë në zonën e Votanikos në Atikë të shtetit fqinj Greqi.

Tre persona iu vunë nga pas 34-vjeçarit shqiptar në orët e para të mëngjesit të 2 shkurtit në Votanikos. Pasi e qëlloi 20-vjeçari i arrestuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij u arratisën, shkruan CNN.

Sakaq arratia e 20-vjeçarit mori fund ditën e sotme, ndërsa po punohet për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të cilët janë identifikuar nga autoritetet greke. 34-vjeçari shpëtoi për mrekulli nga atentati i vrasjes. Ai u transportua në spital për trajtim mjekësor. Siç rezultoi nga hetimi i Policisë, 20-vjeçari dyshohet se ka pasur mosmarrëveshje personale dhe financiare me shqiptarin./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";