Një viktimë dhe disa të plagosur janë shënuar, pasi një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në Kroaci.

 

Mediat kroate ka bërë të ditur identitetin e drejtuesit të automjetit që është Adem Rexha dhe dy nga të plagosurit Armand Shaba dhe Ylli Muça, të tre shtetas shqiptarë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu eshte identifikuar emri i 41 –vjeçarit që ndërroi jetë në këtë aksdent. Behet fjale per nje nga shoferat e autobuzit, shtetasi Gazmir Korbi.

 

Ngjarja ndodh të shtunën pak para mesnate, në një autostradë në drejtim të Zagrebit. Paraprakisht bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në momentin e aksidentit në mjet ndodheshin nëntë pasagjerë, mes tyre dhe dy fëmijë.

 

Autostrada në të cilën ndodhi aksidenti u bllokua përkohësisht ndërsa tashmë është hapur për të gjithë mjetet përjashtuar ato të tonazhit të rëndë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";