BE, e shqetësuar për Bosnjën, paralajmërohen sanksione në rast ndryshimesh ligjore

Deputetët e parlamentit në Bosnjë Hercegovinë, me shumicë votash i hapën rrugën krijimit të një këshilli të ndarë gjyqësor dhe prokurorial. Projektligji konsiderohet antikushtetues sepse transferon kompetencat nga niveli shtetëror i Bosnje-Hercegovinës në nivel të entitetit të Republikës Sërpska.

 

Një vendim të tillë, për kalimin e kompetencave nga niveli i shtetit te një nivel më i ulët i qeverisjes, mund ta marrë vetëm parlamenti por është në kundërshtim me marrëveshjen e Dejtonit e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas marrëveshjes, Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje Hercegovinën.

 

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje liderëve në Sarajevë që të sigurojnë rifillimin e një dialogu serioz brenda institucioneve, në mënyrë që të adresohen shqetësimet që kanë. Blloku Evropian ka dënuar veprimet e Kuvendit duke argumentuar se përbëjnë shkelje të papranueshme të rendit kushtetues dhe atij ligjor të Bosnje-Hercegovinës”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nëse ky ligj miratohet, ai do të ketë pasoja të rënda për të drejtat e qytetarëve të Republika Sërpska, do të thellojë pasigurinë ligjore dhe jostabilitetin në sistemin ligjor të vendit, dhe do të dëmtojë seriozisht perspektivën evropiane të Bosnje-Hercegovinës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Bashkimi Evropian.

 

Unioni ka paralajmëruar edhe masa kundër atyre të cilët rrezikojnë unitetin e vendit dhe funksionimin e institucioneve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";