minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

BE heq vizat për qytetarët e Kosovës

0
BE heq vizat për qytetarët e Kosovës

Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza udhëtojnë në vendet e BE-së. Për këtë ranë dakord negociatorët e vendeve të BE-së dhe Parlamenti Evropian. Heqja e vizave pritet të aplikohet më së voni nga viti 2024, njoftoi Parlamenti Evropian.

Mbajtësit e pasaportave kosovare mund të qëndrojnë në vendet e BE-së deri në 90 ditë pa vizë. I njëjti rregull do të zbatohet për të gjithë Ballkanin Perëndimor, pra edhe për Serbinë dhe Malin e Zi.

Marrëveshja për vizat duhet të konfirmohet edhe një herë nga Parlamenti dhe shtetet anëtare të BE-së, por kjo konsiderohet formalitet.

Kosova dorëzoi gjithashtu zyrtarisht edhe kërkesën  për anëtarësim në BE. Formalisht Kosova ka vetëm statusin e “perspektivës së anëtarësimit në BE”. Pengesa kryesore për afrimin me BE-në është fakti që pesë shtete anëtare të BE-së – Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qiproja – nuk e njohin Kosovën./DW

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit