Nga sot Serbia do ta ketë edhe zyrtarisht si kusht zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, për tu anëtarësuar në BE.

Vendimi për të ndryshuar kornizën negociuese të Beogradit u miratua nga këshilli i ministrave të unionit.

“Të dyja palët kanë pranuar detyrimet e tyre përkatëse, se marrëveshja do të bëhej pjesë e rrugëtimit për integrimit europian. Zbatimi i Aneksit të arritur në mars të vitit 2023 reflekton këtë detyrim të të dyja palëve”,  tha zëdhënësi i BE, Peter Stano.

Stano konfirmoi gjithashtu se edhe për Kosovën do të bëhet zyrtar një detyrim i tillë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përparimi në procesin e normalizimit me Prishtinën ka qenë edhe më herët kusht për negociatat, por tani në mënyrë specifike përmendet zbatimi i marrëveshjes të arritur në Ohër vitin e kaluar.

BE-ja insiston se marrëveshja dhe aneksi, pavarësisht se nuk janë firmosur nga asnjë palë, janë detyrime ligjore për të dy vendet. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur i gatshëm për nënshkrim ndryshe nga presidenti Vuçiç, i cili kërkon fillimisht zbatimin e saj.

Gjithashtu, Serbia përmes zyrtarëve të saj disa herë ka thënë se nuk do të zbatojë pjesë të marrëveshjes që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";