
Këtë të mërkurë, delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Bruksel për të diskutuar situatën e tensionuar në dy pikat kufitare, pas vendimit për reciprocitetin e targave.
Edhe pse në fillim ishte raportuar që në takim do të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, kjo deklaratë është mohuar nga bashkimi evropian.
Advertisement
Sipas mediave kosovare, be ka bërë të ditur se takimi vjen si pasojë e përpjekjeve diplomatike, që kanë pasur zyrtarët e unionit për ulje të tensioneve në veri të Kosovës.
“Dialogu ka tre pjesëmarrës Kosovën, Serbinë dhe BE. Të gjithë të tjerët do e përkrahin vetëm nga jashtë”, raportohet të ketë thënë zëdhënësi, Peter Stano.
Advertisement