Behgjet Pacolli thirrje që Kosova t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”: Eshtë koha e duhur…

Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli thotë se Kosova duhet të jetë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

 

Sipas tij, Kosova duhet të mos vetëizolohet kur vendet e rajonit flasin për ura, integrim dhe sfida. Pacolli shprehet se ka dëshirë ta shohë Kosovën “në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi”, në këtë nismë të mbështetur fuqimisht nga SHBA.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot në Ohër edhe Mali i Zi u bë pjesë e Open Balkans, ndërsa edhe Bosnja ishte aty në cilësinë e vêzhguesit. Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA.

 

Eshtë koha e duhur (kemi 3 KM shqipëtar), aty mund të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni! Anglia ishte themeluese e Unionit Europian dhe atëherë kur ajo e vleresoi doli nga ky union. Edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet te bëhet dicka që shkon ne dëm të Kosovës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kosova nuk guxon të hezitok dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA. Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë europiane. Izolimi i duhet më së paku Kosovës (Edhe Bledi e Berlini i fundit nuk shkuan ne favor te Kosovës).

 

Nuk ka nevojë të frikësohemi nga vendi ku flitet per sfidat”, shkruan Pacolli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";