Berlusconi u drejtohet mbështetësve nga spitali: Jam këtu për ju

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, u është drejtuar të shtunën mbështetësve, për herë të parë prej kur është shtruar në spital, një muaj më parë.

 

“Ja ku jam, këtu, për ju, i veshur me këmishë e xhaketë, për herë të parë pas një muaji”, ka thënë miliarderi 86-vjeçar, përmes një videoje të incizuar paraprakisht.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Incizimi i tij është lëshuar në konventën e partisë së tij të së djathtës ekstreme Forza Italia.

 

Ai i ka falënderuar mbështetësit për ndihmën, e cila, sipas tij, i ka ndihmuar “më shumë sesa gjithçka tjetër për të tejkaluar pneumoninë e rrezikshme”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Berlusconi është shtruar në Spitalin San Raffaele të Milanos më 5 prill, pasi është diagnostikuar me infeksion në mushkëri, dhe më pas leukemi.

 

Mjekët e tij kanë konfirmuar këtë javë se gjendja e Berlusconit është “stabile”, por nuk kanë treguar se kur mund të largohet nga spitali.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Forza Italia është parti partnere në koalicionin qeverisës, në krye me Giorgia Melonin.

Berlusconi shihet rrallë në publik, përveç disa paraqitjeve në Senat, si lider i partisë.

 

Forza Italia e ka humbur një pjesë të mirë të mbështetjes, në krahasim me periudhën kur Berlusconi ka qenë në pushtet tri herë si kryeministër, në periudhën 1994-2011./REL/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";