Presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka sulmuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kreun e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, pasi këta të fundit akuzuan Beogradin se dëshiron të destabilizojë rajonin me blerjen e armëve nga Kina.

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISË

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sistemi jonë shërben për të shkatërruar raketa, aeroplan-mbajtëse ajrore që do të shkelte hapësirën ajrore të Serbisë. Pra, pyes veten se si e rrezikojmë Prishtinën, si po e rrezikojmë Podgoricën në këtë mënyrë? Për të bërë shaka, më mirë të kishim blerë spraj, sepse më e rëndësishme për ne është të mbrohemi nga mushkonjat dhe mizat sesa nga ndonjë forcë serioze ajrore që ata mund të kenë.”

Kreu i Serbisë deklaroi se Beogradi është i aftë për të mbrojtur vetën, pa patur nevojë NATO-n.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kërkesa ime është që ta lëmë Serbinë të qetë, të mos gënjejmë dhe të mashtrojmë opinionin. Serbia do ta gjejë rrugën siç duan qytetarët e saj. Jemi krenarë për faktin se duam ta mbrojmë vetë vendin tonë dhe mos të presin të na mbrojë NATO. Ne jemi të ndryshëm në këtë dhe nuk kemi turp për zgjedhjen tonë.”

Kina ka dërguar gjatë fundjavës pjesë të sistemit raketor kundërajror, FK-3. Bashkimi Evropian ka përsëritur se armatosja e mëtejshme e vendeve të rajonit, gjatë luftës në Ukrainë, mund të rrezikojë stabilitetin.