minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Blindohet gjykata e Janinës; del për masë sigurie i shumëkërkuari në Shqipëri, lushnjari Laert Haxhiu

0
Blindohet gjykata e Janinës; del për masë sigurie i shumëkërkuari në Shqipëri, lushnjari Laert Haxhiu

Forca të forta policie kanë rrethuar gjykatën e Janinës ndërsa pritet të mbahet séance e sigurisë për Laert Haxhiun, të shumëkërkuarin e drejtësisë shqiptare arrestuar nga policia greke ne këtë qytet në datë 22 maj,.

 

Arrestimi i tij u bë në kuadër të hetimeve për transportin e emigrantëve të paligjshëm, ku u arrestuan edhe 2 të huaj të tjerë, një 35-vjeçar tjetër shqiptar dhe një 22-vjeçar.

 

Advertisement

Policia greke nuk kishte dijeni që po ndalonte një nga personat më të rrezikshëm në shqiperi, por Haxhiu tentoi të arratisej dhe përplasi tre makina para se të prangosej.

 

31-vjeçari po udhëtonte drejt Greqisë me leje qëndrimi false duke u fshehur nën një identitet gjeorgjian.

 

Advertisement

Laert haxhiu është dënuar në Shqipëri me 18 vite burg për vepra të rënda penale si dhe për çështje armësh dhe municioni.

 

Po ashtu ai është dënuar për plagosjen e 2 personave më 25 shtator 2016 pas një sherri jashtë një lokali.

 

Advertisement

Lushnjari i shumërkuar është përfshirë edhe në një përleshje të përgjakshme në tetor 2017 me dy të vdekur dhe një të plagosur në qytetin e tij.

 

Referuar informacioneve të autoriteteve greke Laert Haxhiu është gjithashtu i përfshirë në trafik droge në Shqipëri dhe është dënuar nga Gjykata e Durrësit.

 

Advertisement

Autoritetet shqiptare kanë bërë menjejhere dosjen gati me kërkesën për ekstradimin e Haxhiut drejt vendit tonë./epirusnews.gr

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit