Mungesa e një kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë duket  ka vënë në lëvizje Uashingtonin. I pyetur, nëse sekretari amerikan është i gatshëm të përfshihet në dialog, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price konfirmoi se ekziston mundësia që Entoni Blinken të përfshihet në bisedimet mes palëve.

 

NED PRICE

ZËDHËNËSI I DEPARTAMENTIT TË SHTETIT

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse mendojmë se angazhimi i Sekretarit është përbërësi i domosdoshëm për të arritur diçka të tillë në vijën e finishit, atëherë sekretari Blinken nuk heziton të marrë telefonin dhe të bëjë këto biseda.

 

Price shtoi se SHBA-të po  ndjek me vëmendje bisedimet dhe pret që të ketë rezultat pozitiv me njohje reciproke.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

NED PRICE

ZËDHËNËSI I DEPARTAMENTIT TË SHTETIT

Ne kemi qenë thellësisht të angazhuar si vëzhgues në dialogun e ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë. Ne po inkurajojmë të dyja palët që ta përdorin dialogun në mënyrë efektive. Është një dialog që ne e mbështesim shumë dhe mendojmë se është detyrë e të dyja palëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi në masën maksimale për të çuar përpara diskutimet e tyre mbi marrëdhëniet e normalizuara, të përqendruara edhe në njohjen reciproke.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha më tej se i dërguar i SHBA për dialogun, Gabriel Eskobar është duke u angazhuar seriozisht për avancimin e procesit. Sot i dërguari amerikan Gabriel Escobar ndodhet në Kosovë ku do takohet me kryeministrin Kurti dhe më pas do të udhëtojë drejt Beogradit për tu takuar me presidentin Vuçiç.