Blinken: Zbatimi i marrëveshjes me Serbinë, i hap rrugës njohjes së së Pavarësisë së Kosovës nga 5 vende të BE

Sekretari amerikan shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se zbatimi i marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, do t’i hapë rrugë kësaj të fundit për njohje nga pesë shtetet e Bashkimit Europian, të cilat nuk e pranojnë pavarësinë.

 

Sekretari Blinken e bëri këtë deklaratë në Senat në një përgjigje ndaj senatores demokrate Jeanne Shaheen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ANTONY BLINKEN
SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT

 

“Sigurisht është një çështje që vazhdojmë ta ngremë, por unë mendoj gjithashtu se kjo marrëveshje, nëse ecën përpara, në fakt na vendos në një rrugë drejt njohjes nga këto vende. Fakti që dy vendet kanë arritur marrëveshjen dhe duke supozuar që do ta zbatojnë, kjo do t’i shtyjë ato drejt njohjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, Blinken pranoi se është një çështje e veçantë  dhe se do të duhet kohë për të arritur në pikën finale.

 

“Nëse  Kosova dhe Serbia arrijnë në një marrëdhënie të normalizuar, kjo do të kishte një efekt pozitiv dhe besoj se me kalimin e kohës do të arrijmë në atë pikë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Blinken përparimi, që është arritur është shpresëdhënës, do të sjellë përfitime për qytetarët e të dy shteteve dhe do t’i dërgojë ato drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 

Ndërsa, Shefi i BE për sigurinë e diplomacine, Josep Borrell tha se është e kotë çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

JOSEP BORELL

 

“Duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për zgjedhje, dhe ne do ta ndjekim nga afër kush po e zbaton e kush jo. Dhe unë do ti këshilloja ata të mos fajësojnë askënd por të bëjnë punën e tyre.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shefi  diplomacisë europiane Borell dhe i dërguari i posaçëm Lajçak ishin ndërmjetësit kryesorë në të dy takimet mes Kurtit dhe Vuçiç për nomalizimin e marrëdhënieve mes kosovës dhe Serbisë.