
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell ka informuar sot Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në lidhje me takimin Kurti-Vuçiç në Ohër.
Ai ka thënë se marrëveshja është arritje e madhe dhe se ka hyrë në fuqi menjëherë me deklaratën e lëshuar prej tij.
JOSEP BORELL
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Informova ministrat për marrëveshjen që arritëm në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja krijon një status quo të re në dialog dhe ky është një moment i rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, dhe sigurisht që krijon një status quo të re në dialog. Marrëveshja dhe aneksi kanë hyrë në fuqi me Deklaratën e lëshuar.”
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç e ka konsideruar dakordësimin një arritje, por ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm të zbatojë marrëveshjen me Kosovën deri te vijat e kuqe.
IVICA DAÇIÇ
“Vijat tona të kuqe, për të cilat nuk pajtohemi përfshijnë njohjen reciproke, jo njohje e Kosovës dhe as anëtarësim i Kosovës në Kombet e Bashkuara”
Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se në Ohër janë ruajtur interesat kombëtare të Serbisë.
Sipas tij formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të jetë ligjërisht detyrues për Prishtinën dhe procesi i dialogut është vetëm në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve dhe asgjë më shumë se kaq.