Brukseli reagon për “Ibrin”: Të shmangen deklaratat që bien ndesh me dialogun

Deklaratat për një ndryshim të mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër nuk i shërbejnë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian, pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq se Beogradi po shqyrton mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit. Në përgjigjen e dhënë për Radion Evropa e Lirë, theksohet se duhet të shmangen deklaratat dhe veprimet që nxisin tensione.

“Deklaratat, përfshirë ato për ndryshime të mundshme të rrjedhës së lumit, dhe veprimet që nuk e mbështesin këtë synim duhet të shmangen.”

Reagimi i Brukselit vjen dy ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se autoritetet serbe po e shqyrtojnë, në bashkëpunim me ekspertë, mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit.

Kreu i shtetit serb e lidhi këtë me rrënimin e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Por Bashkimi Evropian rikujton se dialogu Prishtinë–Beograd mbetet thelbësor jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve, por edhe për perspektivën evropiane të të dy vendeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që të dyja palët të avancojnë në rrugën e tyre evropiane.”

Brukseli është shprehur edhe për prishjet e objekteve në zonën e Liqenit të Ujmanit, të cilat Vuçiq i përmendi si arsye për deklaratën e tij.

“Sa i përket situatës në liqenin e Ujmanit, ne tashmë kemi shprehur shqetësimet tona lidhur me rrënimet e fundit.”

Sipas Komisionit Evropian, çdo masë që mund të ketë pasoja të pakthyeshme duhet të ndërmerret duke respektuar procesin e rregullt ligjor. Personave të prekur, sipas Brukselit, duhet t’u mundësohet mbrojtje efektive ligjore dhe, kur është e zbatueshme, edhe mbrojtje e përkohshme gjyqësore përpara zbatimit të masave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lumi Ibër, rreth 270 kilometra i gjatë, buron në Mal të Zi, kalon nëpër Serbi dhe hyn në Kosovë, duke furnizuar Liqenin e Ujmanit. Rreth dy të tretat e liqenit ndodhen në territorin e Kosovës. Sistemi i Ujmanit dhe Ibër-Lepencit furnizon me ujë shtatë komuna dhe përdoret për ujitje dhe për ftohjen e termocentraleve në Obiliq, nga të cilat prodhohet pjesa më e madhe e energjisë elektrike të Kosovës.

Kështu, përtej dimensionit politik, çdo ndërhyrje në rrjedhën e Ibrit do të prekte një prej burimeve të rëndësishme të ujit dhe energjisë për Kosovën.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";