Bujar Osmani viziton Kosovën: “Prishtina dhe Beogradi të ecin përpara me dialogun”

Ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vizitoi Kosovën ku zhvilloi një takim me homologen e tij, Donika Gërvallën. Në një konferencë të përbashkët për shtyp , ai deklaroi se OSBE e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe u bëri thirrje palëve të ecin përpara.

 

”Është kyçe për ne që të kalojmë në faqen tjetër dhe të shohim të ardhmen së bashku. Dialogu gjithmonë ka qenë i frytshëm në rajon. Ne e mbështesim këtë proces që kontribuon në stabilitetin rajonal. E rëndësishme që të ulen tensionet në terren në veri të Kosovës, që t’i jepet hapësirë procesit politik të dialogut. OSBE-ja është e gatshme të mbështesë zbatimin e marrëveshjeve të arritura.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Osmani theksoi në cilësinë e Ministrit të Jashtëm të vendit që mban presidencën e OSBE, se Kosova ka bërë progres në implementimin e reformave.

 

“Institucionet e Kosovës dhe komunitetet kanë bërë një progres të dukshëm së bashku në promovimin e institucioneve funksionale, demokratike, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, deklaroi se në takim u fol edhe për implementimin e marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit.

 

“Biseduam gjithashtu edhe për implementimin e marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit në nëntor të vitit të kaluar, për shkak se republika e Maqedonisë së Veriut i depoziton marrëveshjet dhe merret me implementimin e tyre, ndërkohë që konstatuam se Maqedonia e Veriut, Shqipëria edhe Republika e Kosovës i kanë ratifikuar dhe po merren me implementimin e tyre”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut u takua edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit e vuri theksin tek shkeljet e vazhdueshme të Serbisë, sa i përket marrëveshjeve të Brukselit.